Fjalë Kyçe

Shkencëtarët gjejnë faktet e para të jetës së alienëve në planetin Mars

Shkencëtarët gjejnë faktet e para të jetës së alienëve në planetin Mars

Shkencëtarët kanë zbuluar dëshminë e parë gjeologjike të një sistemi të ndërlidhur të rezervuarëve të ujit thellë nën sipërfaqen e Marsit.

Dhe, një pjesë e vogël e këtyre liqeneve nëntokësore mendohet të mbajnë minerale që luajnë një rol kyç në ekzistencën e jetës, transmeton lajmi.net.

Ndërsa kërkimet e mëparshme kanë parashikuar praninë e një sistemi të ujërave nëntokësore, një studim i ri mbi të dhënat nga sateliti ‘Mars Express’, ka zbuluar shtrirjen e tij bazuar në karakteristikat në fund të kratereve të thella që ekspertët thonë se mund të jenë krijuar vetëm nga uji.

Marsi i hershëm ishte një botë ujore, por me ndryshimin e klimës së planetit, uji u tërhoq poshtë sipërfaqes për të formuar pishina dhe” ujëra nëntokësor”, – tha autori kryesor Francesco Salese i Universitetit të Utrehtit, në Holandë.

“Ne gjurmuam këtë ujë, pasi shkalla dhe roli i saj është një çështje debati, ndërsa ne gjetëm provën e parë gjeologjike të një sistemi të ujërave nëntokësore të planetit.”

Në studimin e botuar në ‘Journal of Geophysical Research: Planets’, hulumtuesit hulumtuan 24 kratere të thella, të mbyllura në hemisferën veriore të Marsit.

Secili prej këtyre kratereve është deri në afërsisht 4.000 metra nën nivelin e detit të Marsit – të cilin shkencëtarët e kanë përcaktuar arbitrarisht në bazë të lartësisë dhe presionit atmosferik.

Karakteristika të shumta të dukura në katet e kraterit në thellësitë prej 4,000-4,500 metrash sugjerojnë prezencën e ujit, me prova të pishinave dhe rrjedhave që ndryshuan me kalimin e kohës.

Kjo përfshin kanalet, luginat, deltat e lakuara, së bashku me tarracat e mbuluara.