Përderisa bota shënon 1 milion vdekje COVID-19, Afrika po kalon shumë më mirë sesa pritej, me një përqindje më të ulët të vdekjeve sesa kontinentet e tjera.
Sistemet e mbingarkuara të shëndetit publik të Afrikës, mungesa e objekteve të testimit dhe lagjet e varfra të mbipopulluara bënin që ekspertët të parashikonin një katastrofë kur COVID-19 goditi kontinentin në shkurt.
Koronavirusi i ri tashmë po bënte kërdi në vendet e pasura aziatike dhe evropiane dhe një agjenci e Kombeve të Bashkuara tha në prill se, edhe me masa të distancës sociale, virusi mund të vriste 300,000 Afrikanë këtë vit.
Në maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se 190,000 njerëz në kontinent mund të vdisnin nëse dështonin masat e kontrollit.
Përderisa bota shënon 1 milion vdekje COVID-19, Afrika po kalon shumë më mirë sesa pritej, me një përqindje më të ulët të vdekjeve sesa kontinentet e tjera. Numri i fatalitetit të kontinentit qëndron në 2.4%, me afërsisht 35,000 vdekje në më shumë se 1.4 milion njerëzve të raportuar të infektuar me COVID-19, sipas të dhënave të Reuters të hënën.
Spitalet në shumë vende afrikane thonë se rastet me COVID-19 po bien, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch