Fjalë Kyçe

Shkencëtarët tregojnë se nga kush varet lumturia në martesë

Shkencëtarët tregojnë se nga kush varet lumturia në martesë

Sipas një studimi të ri, sekreti për një martesë të lumtur mund të jetë i fshehur në ADN-në tonë. Shkencëtarët e Universitetit të Yales e kanë identifikuar një gjen që lidhet me raportet për lidhje të suksesshme mes njerëzve.

Përderisa lidhjet afatgjata varen nga një kombinim i ndërlikuar i tërheqjes fizike, vlerave dhe interisit të përbashkët, shkencëtarët thonë se rezultatet e tyre paraqesin dëshmi për rolin e gjeneve në lumturinë gjatë jetës martesore.

Bazuar në hulumtimin e 200 çifteve të martuara, shkencëtarët kanë vlerësuar se gati 4 për qind e lumturisë në martesë varet nga prania e një gjeni të caktuar.

Gjeni i identifikuar ndodhet në një receptor të oksitoksinës, që njihet ndryshe si “hormoni i dashurisë”. Besohet që ky hormon ka rol në lidhjet shoqërore dhe intime.

Njerëzit me këtë variant të gjeneve kanë prirje më të madhe për ta përjetuar ndjenjën e prekshmërisë, shoqërimit me të tjerët dhe stabilitetit emocional.

Rezultatet e këtij hulumtimi janë publikuar në revistën “Plos One” dhe janë dëshmia e parë mes gjeneve dhe suksesit në martesë. Shkencëtarët thonë se janë duke planifikuar që t’i studiojnë efektet e gjeneve në një grup më të madh të njerëzve, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.