746 persona kanë mbetur të vdekur pas ciklonit Idai që goditi tri shtetet e Afrikës Juglindore.
Qindra mijëra njerëz kanë nevojë për ushqim, ujë dhe strehim në Mozambik, Zimbabve dhe Malavi, njofton Klan Kosova.
Ciklon Idai goditi Beiran më 14 mars. Shumë zona janë vërshuar nga uji dhe erërat e forta kanë bërë shkatërrime të mëdha të vendbanimeve.
Pas vdekjeve nga përmbytjet, banorët atje janë të rrezikuar edhe nga sëmundja e kolerës që është përhapur shumë shpejt.