Rreth 40 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit në Bejrut të Libanit, raportojnë autoritetet në vend.
Sipas medieve të huaja, bëhet e ditur se edhe 2,500 persona janë lënduar nga ky incident.
Ministri i Shëndetësisë në Liban, Hamad Hassan, tha se numri i viktimave ka të ngjarë të rritet, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të personave të plagosur.
Ndryshe, shpërthimi të martën në Bejrut të Libanit thuhet të jetë shkaktuar në një depo me mjete piroteknike, ndërsa shkaqet ende nuk janë bërë të ditura.