Fjalë Kyçe

Shkrimtari Ismail Kadare lë Parisin, vendos të jetojë në Shqipëri

Shkrimtari Ismail Kadare lë Parisin, vendos të jetojë në Shqipëri

Bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Helena, ishte e ftuar në një event kushtuar letërsisë dhe turizmit Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Partnerja e Kadaresë iu përgjigj pyetjeve të shkrimtarit Bashkim Hoxha dhe publikut që ndodhej në sallë, duke zbuluar detaje që s’i dinim më herët nga jeta e çiftit.

Helena Kadare tregoi se ajo dhe partneri janë lodhur nga jeta e Parisit, i cili humbi gjithashtu “shkëlqimin” për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Ndaj, çifti ka zgjedhur të jetojë përfundimisht në Shqipëri. Tashmë, jeta e tyre është mes Tiranës dhe Durrësit.

Në muajin maj, shkrimtari Ismail Kadare u nderua me titullin Nderi i Bashkisë Fier. Gjatë ceremonisë së organizuar nga Bashkia Fier Kadare u shpreh i lumtur dhe i nderuar për këtë vlerësim.

“Ju falenderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të ngrohtë dhe të bukur, kaq shqiptare. Ju lumtë. Për shkrimtarin, ngazëllimi i lexuesve është shumë i shtrenjtë”, tha Kadare.

Kujtojmë se para një viti, përmes një dekreti të veçantë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, shkrimtari Ismail Kadare është vlerësuar me titullin prestigjoz Oficer i Madh i Legjionit të Nderit.

Ky çmim e rendit atë në mesin e 250 personaliteteve të shquara botërore që vlerësohen nga shteti francez. Ka qenë ish-ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, që ka bërë me dije asokohe lajmin në rrjetet sociale.

Kumbaro ka thënë se ky vit i parë kësaj dekade të re nuk mund të niste më mirë.