Fjalë Kyçe

Shkurti i trishtë, Pagarusha dhe Vaçe Zela, dy mbretëreshat e këngës që nuk i mbijetuan dot këtij muaj

Shkurti i trishtë, Pagarusha dhe Vaçe Zela, dy mbretëreshat e këngës që nuk i mbijetuan dot këtij muaj

Duket se shkurti ishte muaj më i vështirë për dy ikonat e këngës shqipe, Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha. Ata ndërruan jetë pikërisht në ditët e para të muajit shkurt.

Më 6 shkurt të 2014, një lajm i trishto erdhi nga Zvicra, ku zëri aq i ëmbël dhe aq i dashur i Vaçe Zelës u shua përgjithmonë. 6 vite më vonë sërish në muaj shkurt (7 shkurt) ndërroi jetë mbretëresha tjetër e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Vaçe Zela ndërron jetë në moshën 75-vjeçare ndërsa njihej ndryshe si ikona e muzikës shqiptare. Zemra e Vaçe Zelës u ndal rreth orës 02:00 në shtëpinë e saj në Basel të Zvicrës. Këngëtarja, e cila kishte vite që jetonte në Zvicër, ishte prej kohësh në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë, në moshën 86-vjeçare këngëtarja e madhe, ylli i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Ajo njihet si ndër këngëtaret shqiptare me zërin më të veçantë dhe më të fuqishëm që kemi pasur deri sot.