Shoferët e dënuar për ngasje të dehur, s’do të mund të vozisin pa i kaluar testet në vitin 2022 kur edhe është paraparë që të aplikohet projekti i ri nga Bashkimi Evropian.
Bashkimi Evropian, është duke punuar që në mes vitit 2022, shoferët që janë dënuar për ngasje të dehur, të kenë të instaluar pajisjen që i kërkohet të fryjnë në të para se vetura e tyre të ndizet dhe të dal në rrugë, janë shprehur disa përfaqësues të BE-së, shkruan Daily Mail, përcjellë Gazeta Alo.
Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i vdekjeve në rrugë nga aksidentet e ndryshme. Kjo lëvizje është parë si një hap i madh i këtij shekulli drejtë sigurisë në rrugë, nga Shoqata e sigurisë rrugore.
Ndonëse akoma nuk është bërë e qartë se si do të realizohet ky projekt, por ka zëra që tregojnë se disa pajise që do instalohen, do të kërkojnë matje të kohëpaskohshme, për t’u siguruar që nuk është ndërruar shoferi apo nëse makina është ndezur nga një mik apo shok, i cili nuk ka konsumuar alkool.\GazetaAlo\