Kishin ndarë këtë bankë bashkë.
Prandaj Arlind Beka, shoku i Ledion Hamzajt, i mban lotët që të mund ta përshkruajë me fjalën më të mira shokun e tij të bankës, i cili vdiq.
Vetëm një ditë më parë ai kishte qëndruar bashkë me Ledionin, i cili zakonisht shkonte në shtëpi më herët se të premten mbrëma.
Veçse ky kujton që Ledioni ia kishte përmendur ditë më parë një ndodhi në të njëjtin autobus ku u vra.
“Na ka treguar për shoferët që ka pasur probleme diçka, një ditë duke ardhur prej Baballoqit, konflikt shpejtësie muj me thanë, janë shty njëri me tjetrin të dy autobusët, puna për m’i marrë udhëtarët”, rrëfen Arlind Beka për T7.
Edhe nga udhëheqësit e dy shkollave, ku vdiqën dy nxënës, shprehen të mërzitur për rastin.
E lotët nuk mund t’i mbajë shoqja e klasës së Genta Mustafajt.
Ajo thotë që e njëjta kishte qenë personi më i hareshëm që ka njohur ndonjëherë.
Në dorë mban fotografinë që thotë se kishin bërë dy nxënësit, pak para se të vriteshin.
E fotografitë e tyre u vendosën pranë këtë të shtunë, për të bërë njoftimin mortor për vdekjen e tyre.
Të pamet po mbaheshin në një vend për dy nxënësit, këtu ku erdhi edhe kujdestari që ata kishin pasur në shkollë fillore.
Familjarët e kishin të pamundur të deklarohen, ndërsa prijësi i fshatit tregoi për zhvillimet.
Ai tregon se nxënësit që shpëtuan nga ky rast, janë në gjendje të rëndë emocionale.
Për vizitë këtu, ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Varrimi i dy nxënësve do të bëhet nesër, me datën 28 nëntor, në orën 14:00.