Fjalë Kyçe

Shpërndarja e vaksinave, OBSH thirrje vendve të G20: Merrni shembull nga Amerika

Shpërndarja e vaksinave, OBSH thirrje vendve të G20: Merrni shembull nga Amerika

Udhëheqësi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka bërë thirrje vendeve të G20 të ndjekin shembullin e SHBA-ve në shpërndarjen e vaksinave.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, u ka bërë thirrje vendeve të G20, që të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpërdarë sa më shume vaksina anti-Covid. Ghebreyesus u takua me zyrtaren e Departamentit të Shtetit të SHBA, ambasadoren Erica Barks-Ruggles. Ai falenderoi Amerikën për udhëheqjen në shpërndarjen e vaksinave.

“Kam pasur një takim shumë konstruktiv me Erica Barks ruggles rreth COVID19. E falënderova Amerikën  për udhëheqjen e saj në ndarjen e dozave të vaksinave. Shpresojmë që udhëheqësit e vendeve të tjera të G20 do të bazohen tek SHBA dhe do të sigurojnë që të gjitha vendet të kenë furnizim të mjaftueshëm për të arritur mbulimin 40% deri në fund të vitit 2021.” shkroi Ghebreyesus.

https://twitter.com/DrTedros/status/1451848358675554314?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1451848358675554314%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fdosja.al%2Fshperndarja-e-vaksinave-obsh-thirrje-vendve-te-g20-merrni-shembull-nga-amerika%2F