Kufiri mes dy shteteve më të populluara të Australisë, Victoria dhe New South Wales do të mbyllet pas një rritjeje të menjëhershme të rasteve me Covid-19 në Melbourne.
Në kryeqytetin e Victorias janë regjistruar qindra raste këto dy javët e fundit – më shumë se 95% e infeksioneve të reja australiane.Deri më tani, të dy shtetet kishin mbajtur kufij të hapur edhe kur të tjerët i kishin mbyllur ato.
Izolimi, duke filluar nga e mërkura, do të kufizojë udhëtimin për ata që kanë leje. Kryeministri i Victorias, Daniel Andrews tha se ishte një vendim i përbashkët me kryeministrin e vendit Scott Morrison dhe atë të New South Wales, Gladys Berejiklian.”Kjo është një nga ato masa paraprake – është një nga ato gjëra që unë mendoj se do të na ndihmojë në frenimin e përhapjes së virusit,” u tha Andrews.
Ai nuk dha indikacione se kur kufiri mund të rihapet. Fluturimi mes Sidneit dhe Melburnit – janë zakonisht ndër rrugët më të ngarkuara në botë.Të tre udhëheqësit kishin thënë më parë se mbyllja e kufijve nuk ishte e nevojshme, por rritja e infektimeve ka shkaktuar alarm. Më parë, shumica e rasteve përfshinin kthimin e udhëtarëve nga jashtë, por tani mbi 80% po vijnë nga brenda komunitetit.
Victoria regjistroi 127 infeksione të reja të hënën – rritja e saj më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.