Fjalë Kyçe

Shpërthim afër ndërtesës së RTS në Beograd, raportohet për një të vdekur

Shpërthim afër ndërtesës së RTS në Beograd, raportohet për një të vdekur

Në Beograd, në një rrugë afër parkimit të Radiotelevizionit të Serbisë, para orës 10, kishte një shpërthim në të cilin një person vdiq dhe dy u plagosën rëndë.

Sipas mediave serbe, shpërthimi ndodhi në vendin e ndërtimit, afër ndërtesës së RTS, ku punëtorët po punonin dhe sipas informacioneve jozyrtare, një shishe me gaz shpërtheu gjatë saldimit.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, disa makina u dëmtuan dhe xhamat në një nga pjesët e ndërtesës së RTS ishin thyer.

Ekipet e ndihmës së shpejtë, zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes.