Të paktën dy persona kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm, që ka ndodhur rreth orës 14:00 në fabrikën e armëve në Leshtane të Beogradit.
Fjala është për punonjësit e fabrikës EdePro që prodhojnë armë. E si pasojë e shpërthimit janë lënduar edhe 15 tjerë, ndërkaq ekipet e kërkim-shpërthimit janë vënë në kërkim të disa personave që po konsiderohen të zhdukur, transmeton telegrafi.
Një punonjës ka mbetur i ngujuar, por ishin ekipet e zjarrfikësve që e nxorën. E sipas dëshmitarëve në atë pjesë të Beogradit është ndjerë një shpërthim i fuqishëm.
Madje disa shtëpive u janë thyer xhamat nga detonimi që tronditi banorët e Beogradit të Serbisë.
Deri më tani shkaqet janë të panjohura, e mediat serbe raportojnë se rrjedhja e një derivati shkaktoi zjarrin.
Ogromna eksplozija u Bubanj Potoku, pre par minuta! pic.twitter.com/nNzS6KGrfm
— Dr Rock (@doktorzarock) November 23, 2021