Fjalë Kyçe

Shpërthim në Detin Kaspik

Shpërthim në Detin Kaspik

Një shpërthim ka ndodhur në Detin Kaspik afër bregdetit të kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku.

Kompania Shtetërore e Naftës së Azerbajxhanit “SOCAR” ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur 10-12 kilometra larg nga fusha e gazit, shkruan NTV, përcjell Klankosova.tv.

“Nuk kishte aksidente në platformat dhe objektet industriale nën kontrollin tonë të drejtpërdrejtë”, kanë thënë nga kompania.

Ekspertët kanë thënë që mund të ishte një “shpërthim vullkani balte”, pasi këto ndodhin shpesh në ujërat e Kaspikut.