Më shumë se 20 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm që tronditi komunitetin e Apiate në perëndim të Ganës. Tragjedia ndodhi kur një kamion që transportonte eksploziv në minierën e arit Chirano u përplas me një motoçikletë.
“Motoçikleta u fut në rrugën në të cilën lëvizte kamioni dhe përplasja shkaktoi shkëndija që shkaktuan shpërthimin”, tha zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive për agjencinë kineze të lajmeve.
Sipas tij, nga shpërthimi i tmerrshëm u shkatërruan rreth 500 shtëpi, ndërsa familjet e shpërngulura kanë gjetur strehim të përkohshëm në kisha dhe shkolla në qytetet fqinje, transmeton abcnews.
“Është një ngjarje vërtet e trishtueshme, fatkeqe dhe tragjike”, tha presidentja ganeze Nana Akufo-Ando në një postim në Twitter, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.