Fjalë Kyçe

Shqetësuese: Klubi evropian njofton se 35% nga ekipi janë të infektuar me koronavirus

Shqetësuese: Klubi evropian njofton se 35% nga ekipi janë të infektuar me koronavirus

Valencia CF raporton raste të reja pozitive të koronavirusit COVID-19 te lojtarët dhe teknikët e ekipit të parë.Të gjitha janë raste asimptomatike dhe ndodhen në shtëpitë e tyre me masa monitorimi mjekësor dhe izolimi, duke realizuar planin e tyre të planifikuar të punës normalisht, ka bërë të ditur klubi, transmeton Insporti.

Pas njoftimit se Gayà, Garay, Mangala, Camarasa dhe Juan Aliaga kanë dal pozitiv, klubi ka njoftuar edhe për raste të reja, lojtarë dhe staf teknik që janë infektuar.E gjithë kjo sipas klubit ka rezultuar si pasojë e ndeshjes së UEFA Champions League kundër Atalantas në Milano në 19 shkurt 2020, një zonë e konfirmuar si rrezik i lartë nga autoritetet italiane ditë më vonë, duke distancuar stafin nga mjedisi i punës dhe publiku.

Në përgjithësi, rezultatet e fundit tregojnë se ekspozimi i pjesëtarve të ekipit në këtë kohë ka shkaktuar rreth 35% të rasteve pozitive.Valencia ka bërë të ditur se përfiton nga ky test i ri për të insistuar që popullata të qëndrojë në shtëpi dhe të ndjekë në mënyrë rigoroze të gjitha masat e higjenës dhe parandalimit të publikuara tashmë