Fjalë Kyçe

Shqetësuese, rritet numri i infektimeve pas hapjes së universitetit

Shqetësuese, rritet numri i infektimeve pas hapjes së universitetit

Universiteti i Georgias në SHBA raportoi të paktën 1,417 raste pozitive COVID-19 brenda një jave (31 gusht-4 Shtator), sipas një njoftimi të UGA.

Nga rastet pozitive, 1,402 ishin studentë, 14 ishin staf dhe vetëm një ishte anëtar i universitetit, raporton CNN.

Të dhënat sugjerojnë se përhapja nuk po ndodh në mjediset e klasave, tha mjeku Garth Russo, drejtori ekzekutiv i Qendrës Shëndetësore të Universitetit dhe kryetar i forcës së punës të mbikëqyrjes mjekësore të UGA, në njoftim.

“Me vetëm një anëtar të universitetit që rezulton pozitiv gjatë kësaj periudhe, ne mund të supozojmë se masat parandaluese që kemi marrë për të kontrolluar mjediset e klasave – të tilla si instalimi i filtrave HEPA, shënjimi i distancës sociale, instalimi i mburojave të xhamit dhe vendosja e maskave – kemi bërë klasat vende më të sigurta për studentët dhe pedagogët”, tha Russo në deklaratë.

Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka raportuar 6.3 milionë raste me virus gjersa kanë ndërruar jetë mbi 898 mijë persona.