Fjalë Kyçe

Shqetësuese: Shkon duke u rritur numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali

Shqetësuese: Shkon duke u rritur numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali

Numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi është rritur. Agjencia e Italisë për Mbrojtje Civile të mërkurën ka njoftuar për 117 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, që është një rritje për dallim nga 78 ditë sa kishin vdekur një ditë më parë.

Po ashtu janë regjistruar 584 të infektuar të rinj, krahasuar me 397 sa ishin regjistruar të martën.

Numri total i të vdekurve në Itali nga koronavirusi i ri që nga 21 shkurti është 33.072. Italia ka numrin e tretë më të madh të vdekjeve nga koronavirusi pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Në total në Itali janë konfirmuar 231.139 raste me COVID-19.