Tiranë, 15 tetor – Drejtoria Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor do të rimbursojë çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike & plug-in.
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja informoi se tarifat e regjistrimit do të bëhen zero, kontrolli fizik do të kushtojë 1,500 lekë, leje e qarkullimit kombëtare bëhet 1 mijë lekë, target standard do të jenë 3 mijë lekë dhe certifikata e pronësisë do të kushtojë 2 mijë lekë.
“Në total 7,500 lekë të reja për çdo mjet GREEN do të mbulohen nga DPSHTRR”, informoi Gonxhja.
Nisma bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për planin kombëtar për menaxhimin e cilësisë së Ajrit” që adreson cilësinë e ajrit si një ndër çështjet mjedisore më kritike, që ka të bëjë me administratorët lokalë dhe autoritetet qendrore, si dhe prek jetën e përditshme të çdo qytetari.
DPSHTRR bëhet kështu një ent promotor dhe protagonist edhe për risi konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe cilësisë së ajrit, uljen e ndotjes mes nxitjes së regjistrimit të mjeteve GREEN nga qytetarët si edhe ndërgjegjësimit për gjeneratat e së tashmes dhe së ardhmes.
“Ky lajm i mirë e i gjelbër është vetëm një nga shumë nismat GREEN që DPSHTRR po përgatit për miratim në këshillin tonë drejtues dhe MIE, krahas propozimeve në kuadër të ndryshimeve në ligjin për taksat për mjetet rrugore, për miratim në MFE”, shprehet Gonxhja