600 mijë vargje në shqip ka eposi i kreshnikëve. Ky numër i vargjeve ia kalon edhe shtetit më të madh në botë dhe që konsiderohet me kulturë tepër të lashtë dhe trashëgimi të pasur, e që është Kina. Ky shtet ka vetëm 400 mijë vargje, që i bie 200 mijë vargje më pak se kultura shqiptare.
Këtë e ka pohuar për Gazetën Alo, Profesori dhe studiuesi në Institutin Albanologjik të Kosovës, Zymer Neziri.
“Ne kemi mbi 600 mijë vargje nga eposi shqiptar, ku ia kalojmë edhe kulturës kineze e cila ka 400 mijë vargje, por tek ne mungon instituti dhe sektorët që bëjnë mbledhjen dhe ruajtjen e tyre ashtu sikur që bëjnë edhe shtetet tjera. Si shembull, Finlanda e cila përkundër fatit të saj të ngjashëm robërimi si ne, ajo ka institutin e saj edhe pse ka vetëm 24 mijë vargje”, ka thënë Neziri për Gazetën Alo. Neziri është shprehur i indinjuar përse ne nuk kemi një institut për ruajtjen e këtyre vargjeve, edhe pse një kërkesë e tillë është bërë mënjëherë pas lufte./Gazeta Alo