Fjalë Kyçe

Shqiptarja bën një veprim të rrezikshëm, pi gaz të llambës me lugë ‘live’ në Facebook

Shqiptarja bën një veprim të rrezikshëm, pi gaz të llambës me lugë ‘live’ në Facebook

Një grua nga Kosova ka bërë një veprim të rrezikshëm.

Derisa po e xhironte veten me kamerë, ajo ka vendosur disa pika gaz të llambës në një lugë mesatare dhe mbi atë gaz ka vendosur një sheqer kokërr.

Duke e lyer në të gjitha anët, ajo më pas kokrrën e futi në gojë duke e lënë që të shkrihet e tëra.

Sipas deklaratës së saj live në Facebook, ky veprim bëhet për shkak të shëndetit.

“Nuk besojshi. Kështu pihet, jo me gotë. Vetëm disa pika në lugë”, ka thënë gruaja e cila më pas ka uruar që të gjithë që e provojnë të gjejnë shërimin.