Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka vazhduar të bie numri i pacientëve që janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.
“Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 960 pacientë, prej tyre 846 me Covid-19 pozitivë, 818 me oksigjeno-terapi dhe 56 në kujdes intensive, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Klinika Infektive, 95 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 131 pacientë
Spitali i Gjakovës, 73 pacientë
Spitali i Pejës, 169 pacientë
Spitali i Gjilanit, 85 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë
Spitali i Ferizajt, 71 pacientë.