Fjalë Kyçe

Shtatë të vdekur e 138 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Shtatë të vdekur e 138 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Shtatë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit dhe janë regjistruar 138 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se nga 1621 testime, 138 kanë rezultuar pozitive.

Po ashtu janë 144 pacientë në 24 orët e fundit.

Në total në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 10.891 të infektuar me COVID-19, prej tyre 493 kanë përfunduar me fatalitet. Janë 3700 raste aktive.