Këshilltari për siguri i Presidentit Trump, John Bolton ka njoftuar se Shqipëria e ka përzënë ambasadorin e Iranit në Tiranë.
Me këtë e ka lavdëruar lëvizjen e Edi Ramës, raporton KTV.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo e përzuri ambasadorin iranian, duke i dhënë sinjal liderëve të Iranit se përkrahja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë bashkë me Kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar që kundërshtojnë sjelljen e pamatur në Evropë dhe në gjithë globin”, ka shkruar Bolton në Twitter.