Fjalë Kyçe

Shtëpia e Bardhë e quan “pushtim” situatën në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë e quan “pushtim” situatën në Ukrainë

SHBA deklaron se urdhri i Rusisë për të dërguar trupa ushtarakë në Ukrainën lindore përbën “fillimin e një pushtimi”.

Duke folur për CNN, zëvendës-këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jonathan Finer tha “ne mendojmë se ky është, fillimi i pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës”.

“Pushtimi është pushtim, dhe kjo është ajo që është duke u zhvilluar aktualisht”.

Gjithashtu ai tha se së shpejti SHBA do vendosë sanksionet “të rënda” si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë.