Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, po qëndron në Bruksel ku gjatë ditës së sotme do të jetë pjesë e samitit të madh SHBA-BE.
Gjatë këtij samiti temë e diskutimit pritet të jetë edhe Ballkani Perëndimor në mesin e rimëkëmbjes ekonomike dhe ndryshimeve klimatike.
Kështu u konfirmua sot edhe nga Shtëpia e Bardhë nepërmjet një njoftimi.
“Ndërtoni një botë më të fortë, më demokratike dhe paqësore: Udhëheqësit do të angazhohen për të mbështetur demokracinë, për të mbështetur transparencën, për të luftuar korrupsionin, për t’i dhënë fund punës së detyruar dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit. Shtetet e Bashkuara do të punojnë me BE-në në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme, duke përfshirë Bjellorusinë, Kinën, Mesdheun Lindor, Etiopinë, Iranin, Rusinë, Venezuelën dhe Ballkanin Perëndimor. Ata do të fillojnë dialogut SHBA-BE mbi Rusinë, mbi çështjet kibernetike dhe migrimin”.
Lidhur me konfirmimin e Shtëpisë së Bardhë se temë e samitit do të jetë edhe Ballkani Perëndimor, Klan Kosova ka raportuar një ditë më herët.