Fjalë Kyçe

Shtëpia e Bardhë merr masa ekstreme për sigurinë e shëndetit të Presidentit

Shtëpia e Bardhë merr masa ekstreme për sigurinë e shëndetit të Presidentit

Ndërsa numri i rasteve të coronavirusit vazhdon të rritet në SHBA, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do të testojë këdo që do të jetë në afërsi të presidentit amerikan Donald Trump, apo edhe zëvendëspresidentit Mike Pence.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i të infektuarve nga coronavirusi në SHBA ka shkuar në 261 mijë, ndërsa 6,699 persona kanë ndërruar jetë.

Lidhur me këtë rast Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, tha se pandemia e Covid-19 në SHBA do të “përkeqësohet, shumë më keq, para se të bëhet më mirë”, por që distancimi shoqëror po punon për të zbutur përhapjen e virusit.

“Nuk ka dyshim në mendjen time ose në të cilitdo që di diçka rreth kësaj, që aktivitetet lehtësuese, ndarja fizike që ne po bëjmë qartë ka një ndikim pozitiv”, ka thënë Fauci.

Ndërkaq numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi është mbi një milion, 58 mijë persona kanë vdekur, kurse 225 mijë janë shëruar deri më tani.