Fjalë Kyçe

Shtëpia e Bardhë: Trumpi ka simptoma të lehta

Shtëpia e Bardhë: Trumpi ka simptoma të lehta

Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për media ka theksuar se presidenti amerikan, Donald Trump ka simptoma të lehta, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Shefi i stafit të Trumpit, Mark Meadows, tha se presidenti sot madje ka vizituar ata dhe “kishte humor të mirë”, duke shtuar se do të shërohet shpejt.

“Populli amerikan mund të jetë i sigurt se ne kemi një president që është në detyrë dhe do të vazhdojë të jetë në detyrë. Unë jam optimist se ai do të ketë një shërim shumë të shpejtë”, tha Meadows.

Edhe Zonja e Parë, Melania Trump ka rezultuar pozitive ndërsa anëtarët tjerë, sipas tij, dolën negativë.