Fjalë Kyçe

Shtëpia e Ferhat Bej Dragës në Shkup 

Shtëpia e Ferhat Bej Dragës në Shkup 

Për ata që nuk e kanë ditur, kjo shtëpi e bukur dhe me finesa, është e Ferhat Bej Dragës nga Mitrovica, e cila gjendet në Bulevardin Ilinden në Shkup.
Ky fakt është bërë i ditur nga publicisti kosovar Bajram Mjeku. Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se Ferhat Bej Draga ishte deputet i Xhemjetit në Parlamentin e Jugosllavisë së Versajës dhe shquhet si personalitet, i cili mbrojti me vendosmëri të drejtat e shqiptarëve.

Draga u vra nga komunistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, derisa pas luftës, shtëpia u konfiskua nga regjimi i Jugosllavisë komuniste, e cila u quajt Shtëpia e Pionierëve dhe këtë status e ka edhe sot.