Shtetasi i Kosovës humb jetën në aksidentin në Hungari, momentet e fundit u dokumentuan me video “live” në Facebook.
Një shtetas i Kosovës me inicialet B.M ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi të hënën në Hungari.
I shoqëruar me dy persona të tjerë, B.M pak para aksidentit udhëtimin e tij në Szigetszentmiklós e dokumentoi me një video të drejtpërdrejtë në Facebook në të cilën shihej se ai po voziste me shpejtësi së paku deri në 160 kilometra në orë.
Sipas mediave hungareze vetura si pasojë e shpejtësisë së madhe ka përfunduar në shiritin e kundërt të rrugës.
Dy personat tjerë kanë pësuar lëndime trupore, por janë jashtë rrezikut për jetë.