Fjalë Kyçe

Shtetet e Bashkuara thonë se po punojnë “aktivisht” me Poloninë për të dërguar aeroplanë luftarakë në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara thonë se po punojnë “aktivisht” me Poloninë për të dërguar aeroplanë luftarakë në Ukrainë

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me aeroplanë në mes të agresionit rus.

“Ne po shikojmë në mënyrë aktive tani çështjen e aeroplanëve që Polonia mund t’i japë Ukrainës dhe po shikojmë se si mund të jemi në gjendje ta mbështesim nëse Polonia vendos të ofrojë ata aeroplanë”, u tha ai gazetarëve të dielën gjatë një vizite në Moldavi, përcjell Telegrafi.

“Nuk mund të flas për një afat kohor, por thjesht mund të them se po e shqyrtojmë atë shumë, shumë aktivisht”.

Komentet e tij erdhën pasi udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer tha në një deklaratë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në një telefonatë të shtunën me anëtarët e Kongresit të SHBA, i kërkoi Uashingtonit të lehtësonte transferimin e aeroplanëve rusë të përdorur nga aleatët e Evropës Lindore.

Media të shumta të lajmeve, ndërkohë, raportuan se SHBA dhe Polonia po punojnë së bashku për të ofruar aeroplanë luftarakë polakë të epokës sovjetike në Ukrainë.