Fjalë Kyçe

Shtetet ku paguhen më shumë mësuesit

Shtetet ku paguhen më shumë mësuesit

Ky profesion, shihet si i shenjtë, pasi mëson fëmijët, por në shumë shtete paguhet mjaft

 Mësuesit kanë një mision shumë të veçantë për të mësuar gjeneratat e reja për edukim.

 Por, ky profesion paguhet mjaft në shumë shtete, sidomos evropiane, shkruan albinfo.ch.

 “World Ecomonic Forum” ka renditur dhjetë shtetet, ku paguhen më shumë mësuesit.

 Në vendin e dhjetë ndodhet Austria, ku një mësues brenda vitit paguhet 54 mijë dollarë. Në vendin e nëntë është Koreja e Jugut me paga prej 57 mijë dollarë, duke u ndjekur nga Danimarka me 58 mijë, Irlanda me 62 mijë, Australia me 63 mijë, shkruan tutje albinfo.ch.

 Ndërkohë, në top-5 janë: SHBA me 64 mijë, Kanadaja me 67 mijë, Holanda 70 mijë, Gjermania me 80 mijë dhe në vendin e parë Luksemburgu me 116 mijë dollarë.