Gjermania po shqyrton krijimin e një departamenti të posaçëm brenda Ministrisë së Shëndetësisë për t’u kujdesur për qytetarët e vetmuar, njoftoi media gjermane sot.
“Deri më tani, shumë pak vëmendje i është kushtuar sëmundjeve që shkaktohen nga vetmia. Një studim i kohëve të fundit sugjeron që vetmia shpesh shkakton sëmundje mendore si depresioni, ankthi dhe sëmundja e qarkullimit të gjakut”, tha Karl Lauterbach për gazetën Welt am Zontag, raporton Hina.
Ai kërkoi që, duke ndjekur shembullin e Britanisë së Madhe, të paraqitet një komision i posaçëm në Ministrinë e Shëndetësisë për t’u marrë me personat e vetmuar dhe dëmin që kjo dukuri i shkakton shoqërisë.
Ideja e një komisioni të posaçëm të ndërlidhjes u mbështet nga zyrtari i Bashkimit Kristian Demokrat (CDU / CSU) në pushtet, Markus Weinberg, transmeton kp.
“Duhet të ketë më shumë vende dhe programe që u mundësojnë njerëzve të vetmuar që të ri-integrohen në jetën shoqërore”, tha Weinberg.
Politikania e Të Gjelbërve Maria Klein Schminek kërkon një studim të kostos së futjes së masave shtesë për të luftuar dëmin që shkakton vetmia.
“Nisem nga ajo që çdo investim në luftën kundër vetmisë të shpaguhet”, tha ajo.
Welt am Zontag shkruan se numri i banorëve të vendeve të industrializuara po rritet deri në atë masë sa ekspertët flasin për “epideminë e vetmisë”.