Ka ndërruar jetë sot në Teksas të SHBA-ve këngëtari i këngëve popullore Rifat Kida. Lajmin e ka bërë publik miku i tij i ngushtë Ilir Morina.
Postimi i plotë:
Lajmi qe ta keput shpirtin, ta shemb pjesen me te mire te jetes, lajm qe te trondit dhe te bene per te qare. Sapo iku nga kjo bote shoku im me i mire ne jete. Rifat Kida, ky kengetare e artist qe u rritem me kengen e tij, e une u rrita ne nje banke shkolle me te, ne nje dhome konvikti. Shoku e vllau im i qasteve me te mira rinore, i casteve me te bukura e gazmore te pushimeve verore e dimerore. Edhe pse large me nje Oqean ne mes, na ofronte kamera e telefonit thuaja se cdo nate.
Edhe ne naten e vitit te ri kendonim se bashku ai ne shtepine e tij ne Texas e une ne Prishtine. Sot pushoi se ekzistuari zeri i njerit nga bilbilet e Kosoves, qe aq shume na ka kenaqur. Rifat, lavdi jetes dhe vepres tende artistike dhe humane, familjes Kida ngushellime, Zoti qofte me ju dhe Rifatin e shperblefte me parajse sepse shpriti i tij ishte i pastert si loti. Rifat shoku ime lamtumire, qenka teper e veshtire te shkruaj per ty i dashur…
https://www.youtube.com/watch?v=Oxd3SWIabmI&list=RD0re9EFoHEmo&index=20