Mbi 90 milionë njerëz, që do të thotë një e treta e SHBA-së, përjetuan temperatura prej -30 gradësh Celsius apo nën to.
Shtetet më të goditura janë Viskonsin, Miçigen, Ilinois, Alabama, Ohajo dhe Misisipi.
Në Miçigan, autoritetet thanë se disa njerëz janë gjetur që kanë humbur jetën duke ecur vetëm pak metra larg shtëpive të tyre, me shifrën e fundit të viktimave që ka mbërritur në 27, por me frikë se kjo do të shtohet ende.
Ekspertët e motit kanë thënë se temperaturat e ulëta janë shkaktuar nga lëvizja e “vorbullit polar” – një rrymë e ajrit që zakonisht sillet rreth stratosferës mbi Polin e Veriut, duke e cilësuar këtë të ftohtë si më të rëndin në dy dekadat e fundit.
Më shumë se 40 rekorde të motit të ftohtë janë thyer gjatë kësaj jave, me erëra të ftohta deri në -45 gradë Celsius.
Për pasojë, qindra shkolla në rajonet e prekura janë mbyllur, ndërsa mijëra fluturime janë anuluar.
I ftohti pritet të zbutet gjatë ditëve në vazhdim, thanë parashikuesit e motit.