Një sondazh i ri tregon se më shumë rusë besojnë se vendi i tyre është duke lëvizur në drejtim të gabuar.
Sondazhi i qendrës së pavarur ruse Levada thotë se 45% e të anketuarve besojnë se vendi i tyre është “në rugë të gabuar”, krahasuar me 42% që mendojnë të kundërtën.
Rezultatet e sondazhit dallojnë dukshëm me rezultatet e vetëm një viti më parë, kur 28% e të anketuarve kanë thënë se Rusia po lëvizte në drejtim të gabuar, ndërsa 55% e miratuan qasjen e saj.
Sondazhi i ri është lajmi i fundit i keq për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili ka pësuar rënie në vlerësime prejse është rizgjedhur vitin e kaluar.
Në dhjetor, një sondazh shtetëror ka bërë të ditur se besimi i publikut në Putinin ka rënë në nivelin më të ulët në 13 vjet.