Fjalë Kyçe

Si abuzonte Michael Jackson me djemtë adoleshentë që i ftonte në vilën e tij

Si abuzonte Michael Jackson me djemtë adoleshentë që i ftonte në vilën e tij

Ish-shërbyesja e Michael Jackson ka dhënë përshkrime të detajuara të asaj që ajo kishte parë kur Mbreti i Popit kishte ftuar disa djem adoleshentë në vilën e tij në Neverland.

Adrian McManus, dikur një punonjëse e besuar në shtëpinë e Jackson, tha se gjatë qëndrimit të saj si shërbyese ajo kishte parë artistin duke i prekur, duke i puthur djemtë si dhe sjellje të tjera ‘grabitqare’.

Zonja McManus filloi punën në Neverland Ranch në vitin 1990 dhe pas tre muajve iu besua të pastronte suitën private të pop-artistit.

Ajo tha në një intervistë për emisionin 60 minuta se kishte parë atë nga dritarja e dhomës së gjumit duke i puthur dhe ledhatuar djemtë e rinj që vizituan shtëpinë.

“Unë veç se e pashë atë duke i prekur, duke përqafuar, duke i ledhatuar dhe duke i puthur ata,” tha ajo.

Zonja shprehet se pavarësisht famës dhe madhështisë së mënyrës së jetës që kishte Jackson, ajo mendon se ai ishte një njeri shumë i trazuar gjatë periudhës që ajo e njihte atë.

“Kishte një anë të butë, por gjithashtu kishte edhe anën e tij të errët,” tha McManus.

“Ata më thanë nëse del ndonjëherë në televizor ata mund të angazhojnë një vrasës me pagesë për të më nxjerrë jashtë dhe për të më prerë në fyt, dhe për të më zhdukur sa askush nuk do të mund të gjejë kurrë trupin tim”.

Intervista e plotë e McManus do të transmetohet në 60 minuta në natën e së dielës.