Taulanti katërvjeçar, fëmija i vetëm i një familje intelektuale, që kërkonte një motër është rritur dhe ka ndryshuar shumë, shkruan Gazeta Metro.
Taulanti, i quajtur në realitet Donald Kokona ka luajtur në një ndër filmat më të famshëm shqiptar dhe një ndër rolet më të bukura të fëmijëve.
Ai ishte djali i pafajshëm që dëshironte të kishte një motër ashtu si shoqja e tij dhe që prindërit, sidomos e ëma e luajtur nga Yllka Mujo, ishin të angazhuar në karrierë, shkruan ‘Arkiva’.
Pas një lufte fëmijore, Taulanti jo vetëm fitoi kundrejt prindërve, por fitoi edhe zemrat e gjithë shqiptarëve. Sot pas 33 vitesh jeni kuriozë të shikoni si duket Taulanti?