Megjithëse në fotografi pa ngjyra, pandemia gjatë vitit 1918 duket shumë e ngjajshme me ditët që po kalojmë sot.
Në 150 vitet e fundit bota ka parë një përmirësim të paparë në shëndet. Në shumë vende jetëgjatësia, e cila mat moshën mesatare të vdekjes, është dyfishuar nga rreth 40 vjet ose më pak në më shumë se 80 vjet.
Ajo që bie në sy është se sa të papritura dhe të dëmshme mund të jenë ndodhitë negative shëndetsore. Më e habitshme është rënia e madhe, e papritur e jetëgjatësisë në 1918-ën, e shkaktuar nga një pandemi jashtëzakonisht vdekjeprurëse e gripit që u bë e njohur si ‘gripi spanjoll’.
Ky virus nuk ishte i kufizuar në Spanjë dhe as nuk e kishte origjinën atje. Një humultim i fundit sugjeron që epidemia filloi në New York për shkak të provave të një vale para-pandemike të virusit në atë qytet. Por u quajt i tillë, sepse Spanja ishte neutrale në Luftën e Parë Botërore (1914-18), që do të thoshte se ishte e lirë të raportonte për ashpërsinë e pandemisë. Përhapja e gripit filloi në Hemisferën Veriore në pranverën e vitit 1918. Virusi u përhap me shpejtësi dhe përfundimisht arriti në të gjitha pjesët e botës: epidemia u bë një pandemi.
Ndërsa vdekshmëria arriti kulmin në vitin 1918. Pandemia mori fund dy vite më vonë, në fund të 1920-ës.