Fotografja e njohur greke Fanny Sarri kishte ardhur në Kosovë në vitin 1992 për të marrur disa pamje nga mënyra e jetesës së shqiptarëve nën ish Jugosllavi.
Ajo kishte vizituar të gjitha qytetet e mëdha kosovare, por nuk kishte marrur pamje nga qytetet por nga vendet rurale dhe nga mënyra se si jetohej nëpër fshatrat e thella të Kosovës.
Fotografja greke si qëllim kishte që të pasqyronte mënyrën e jetesës së shqiptarëve të Kosovës nën ish Jugosllavi.
Por, vitet e 90-ta dihet se e gjetën Kosovën dhe shqiptarët në një pozitë shumë të keqe nga ana materiale, kur dihet se okupatori serb dëboi me qindra e mijëra kosovarë nga mardhëniet e punës vetëm pse ishin shqiptarë.
E këto fotografi që do t’i shihni tani, vërtetë e pasqyrojnë një mënyrë jo të mirë të jetesës, sidomos në vendet rurale.