Fjalë Kyçe

Si në fillim të pandemisë, Kina mbyll me dhunë të infektuarit në godina

Si në fillim të pandemisë, Kina mbyll me dhunë të infektuarit në godina

Edhe pse në pjesën më të madhe të botës koronavirusi ka ulur ndjeshëm rastet e reja dhe masat thuajse janë hequr tërësisht, në Kinë nuk ka asnjë tolerim, madje për asnjë rast të vetëm.

Duke zbatuar politikën e “zero-Covid”, autoritetet lokale në Shangai, qytetit me 25 milionë banorë, kanë rrethuar ndërtesat e banimit ku janë raportuar të infektuar, duke shkaktuar protesta të reja.

Autoritetet shëndetësore kanë detyruar të gjithë banorët që shkojnë në punë të kryejnë 3 teste për koronavirus vetëm gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, rastet e reja të shtunën ishin vetëm 22 të infektuar, por toleranca është zero në shtetin e origjinës së koronavirusit, i cili është kthyer tashmë me të njëjtat masa si në nisje të pandemisë./a2cnn