Ekzistojnë shumë mënyra për të uruar, por frazat për martesën janë zgjedhja më elegante. Kjo nuk do të thotë që duhet të jeni patjetër seriozë dhe të pakëndshëm. Mund të jeni shumë argëtues, duke përdorur ndonjë frazë të njohur. Le t’i shohim bashkë disa fraza, që mund të shoqërojnë pusullat tuaja po aq simpatike të urimeve!
Fraza argëtuese nga autorë
- Martesa është si një kurth për minjtë; ata që janë brenda duan të dalin dhe të tjerët që janë jashtë i sillen rrotull për të hyrë. (Giovanni Verga)
- Dihet që ne burrat nuk kërkojmë te gruaja cilësitë që adhurojmë tek e dashura. (Italo Svevo)
- Në pjesën më të madhe, burrat janë siç i bëjnë gratë.
(Erasmo da Rotterdam)
- Zinxhiri i martesës është kaq i rëndë, sa shpesh duhet të jesh tre veta për ta mbajtur. (Alexandre Dumas, i biri)
- Martesat pa dashuri janë të tmerrshme. Ka edhe më keq sesa një martesë absolutisht pa dashuri: është martesa ku ka dashuri, besnikëri, devotshmëri, por vetëm e njëanshme. Njëra nga zemrat do të ndrydhet me siguri. (Oscar Wilde)
Fraza argëtuese për gratë
- Disa gra e duan aq shumë burrin, saqë për të mos e konsumuar, marrin atë të shoqeve të tyre. (Alexandre Dumas, i biri)
- Në qoftë se të merr gruan, hakmarrja më e mirë është t’ia lësh atij.(Sacha Guitry)
- Beqarët duhet të taksohen shumë rëndë, nuk është e drejtë që disa burra duhet të jenë më të lumtur sesa të tjerët. (Oscar Wilde)
- Gratë duan një burrë që të jetë gjeni. Kur martohen, duan që të jetë sqimatar. (Achile Campanile)
Fraza argëtuese për burrat
- Ata që janë si ti duhen gjetur në çdo cep të globit. Sa e padrejtë që globi është i rrumbullakët!
- Nuk kam thënë se jam kundër seksit para martese, por të arrish me vonesë edhe në ceremoninë e martesës, më duket pak e tepërt.
- Burri i përkryer është zemërgjerë dhe inteligjent, i bukur dhe i pasur, i dashur e i këndshëm, i vëmendshëm e tërheqës, i gatshëm dhe me iniciativë. Ka vetëm një defekt të vogël, nuk është krijuar ende.