Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq ka thënë se Qeveria e Serbisë së shpejti do ta vazhdojë punën në të gjitha, 140 projektet e saj, në mjediset e Kosovës, transmeton Koha.net.
Simiq, pa treguar se për cilat projekte bëhet fjalë, ka thënë se “kjo është ajo që na inkurajon më shumë ne përfaqësuesit e popullit serbë dhe gjithë popullin serb”.
Duke folur rreth zgjidhej së çështjes së Kosovës, ai ka thënë se aktualisht nuk ka kurrfarë zgjidhjeje për çështjen e Kosovës, sepse nuk gjendet asnjë tryezë rreth të cilës mblidhen ekipet e dialogut ka thënë nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq.
“Më duhet dhe një herë t ë përsëris atë që presidenti Vuçiq e ka thënë disa herë. Të gjitha spekulimet që po i dëgjojmë, edhe atë se Mitrovica mund të bëhet distrikt, vijnë nga ata që vërtet jo seriozisht e kuptojnë këtë proces dialogu. Aktualisht nuk kemi fare dialog dhe thjesht është e pabesueshme që mund të flasim për ndonjë gjë kur është në pyetje zgjidhja përfundimtare pos vetëm të spekulojmë”, citon tv prva të ketë thënë Simiq.
Sipas fjalëve të tij, Kosova absolutisht nuk dëshiron që dialogu të vazhdoj ndërsa mendon se ka të drejtë ta blejë kohë dhe ta bllokojë këtë proces.