Fjalë Kyçe

Simptomat të cilat s’duhet t’i injoroni, paralajmërojnë sulm në zemër

Simptomat të cilat s’duhet t’i injoroni, paralajmërojnë sulm në zemër

Sulmet në zemër janë një prej shkaktarëve kryesor të vdekjeve të hershme në botën moderne.

Fatkeqësisht, kjo sëmundje zakonisht shfaqet papritur te njerëzit.

Megjithatë, para se të ndodh tragjedia, trupi na dërgon mesazhe të cilat thjesht nuk duhet t’i injorojmë, transmeton televizioni publik.

Bright Side ka treguar disa nga shenjat e sulmit në zemër të cilat duhet t’i dini.

Dhimbje në shpinë, qafë, mjekër dhe duar

Këto shenja mund të jenë konfuze, pasi që sulmi në zemër zakonisht shoqërohet me dhimbje në gjoks apo në dorën e majtë, jo në mjekër apo qafë. Dhimbja mund të jetë progresive, akute apo e papritur. Madje, ajo mund t’ju zgjojë nga gjumi në mes të natës. Prandaj është e domosdoshme të konsultoheni me një doktor posa të vëreni simptoma të pazakonshme.

Dhimbje e mprehtë në stomak

Disa prej shenjave që tregojnë se po afrohet sulmi në zemër mund të ngatërrohen me shenja të helmimit, gripit apo thartirës në lukth. Ndonjëherë femrat përjetojnë presion në regjionin abdominal.

Djersë të ftohta

Djersët e ftohta janë një prej simptomave tjera të zakonshme mes femrave. Shpeshherë këto djersë ndërlidhen edhe me stresin. Sidoqoftë, nëse nuk keni pasur simptoma të ngjashme më parë, më mirë të konsultoheni me një specialist.

Probleme me frymëmarrje dhe marramendje

Problemet e frymëmarrjes pa ndonjë arsye janë shpeshherë shenja të qarta të një sulmi në zemër, e veçanërisht nëse shoqërohen me simptoma tjera. Femrat të cilat i kanë mbijetuar sulmit në zemër tregojnë se ato ndiheshin sikurse kanë vrapuar një maratonë, ndonëse nuk kishin lëvizur fare.

Lodhje e madhe

Nëse edhe pas një pushimi të gjatë ndjeni lodhje të tepërt dhe nuk mund të kryeni detyra të thjeshta (p.sh. të shkoni në tualet), atëherë kjo është shenjë alarmuese dhe arsye e fortë për t’i kushtuar vëmendje gjendjes së sistemit kardiovaskular.

Presion dhe dhimbje në gjoks

Dhimbja në gjoks, parehatia, djegia, ndjenja e presionit në gjoks – të gjitha këto simptoma e manifestojnë vetveten pavarësisht gjinisë. Por disa femra nuk përjetojnë dhimbje në anën e majtë të gjoksit, por në të gjithë sipërfaqen. Nëse dhimbja apo presioni nuk zhduket brenda pak minutave, atëherë telefonojeni doktorin.

Vëmendje: Të gjitha këto shenja nuk janë garantues të një sulmi në zemër. Sidoqoftë, kombinimi i tyre, por edhe shpeshtësia e simptomave të ngjashme, shërbejnë si arsye të mjaftueshme për t’u konsultuar me specialistët. Kujdesi mjekësor në kohë të duhur mund t’jua shpëtojë jetën. Kujdesuni për veten.