Ndaj deklaratës së BE-së, që edhe Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut ka reaguar edhe Sindikata e pavarur e minatorëve të Trepçës.
Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqri Sadiku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se diskutimi për Trepçën cenon direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij Trepça është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Sindikata e pavarur e minatorëve të Trepçës reagon ashpër ndaj deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic që Trepça të jetë si temë diskutimi në dialogun në Bruksel.
Trepça është e minatorëve,
Trepça është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës.
Diskutimi për Trepçën cenon direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës./Gazeta Alo/