Fjalë Kyçe

Sipas zyrtarit amerikan Kosova dhe Serbia kanë këtë mundësi historike

Sipas zyrtarit amerikan Kosova dhe Serbia kanë këtë mundësi historike

Në Këshillin Atlantik, Shtetet e Bashkuara besojnë se Prishtina dhe Beogradi kanë një mundësi historike për normalizimin e marrëdhënieve, e cila do të lejojë të dy vendet të ecin përpara.

Kështu të paktën ka deklaruar zv/presidenti i kësaj organizate, Dejmon Vilson.

“Ajo për të cilën unë jam është një Marrëveshje Paqe, zgjidhje paqësore…kjo është një mundësi historike”, ka thënë Vilson për Zërin e Amerikës, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, është me rëndësi historike të normalizohen marrëdhëniet në mes dy shteteve.

“Pra, çfarë kam dëgjuar është se Washingtoni dhe të tjerët do të mbështesin çdo marrëveshje që liderët, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi mund të arrijnë, në mënyrë që të përmbushin vendet e tyre. Nëse në mënyrë paqësore negociatat ofrojnë mundësi për zgjidhje përfundimtare, ne do ta mbështesim këtë dhe do ta bëjmë këtë”, ka shtuar tutje Vilson.

Sipas tij, kur të gjithë të jenë mbledhur,vendosja për një marrëveshje kaq të madhe është që vendet të kenë udhëheqës që janë të gatshme t’i shtyjnë gjërat përpara.

“Këto nuk janë pyetje të lehta. Ky nuk është një proces që është i pashmangshëm, edhe pse është një grup i vogël i njerëzve të cilët janë të gatshëm të punojnë së bashku dhe të bëjnë vendime të vështira.Nuk është e lehtë dhe nuk është e sigurt nëse është e mundshme, por unë jam ende optimist dhe i kujdesshëm duke shpresuar që marrëveshja të vazhdojë të jetë e mundur”, ka thënë Vilson.