Fjalë Kyçe

Situatë e rëndë me zjarret edhe në Maqedoninë e Veriut, flakët u afrohen banesave

Situatë e rëndë me zjarret edhe në Maqedoninë e Veriut, flakët u afrohen banesave

Zjarret e rëna kanë shkaktuar një situatë të rëndë edhe në Maqedoninë e Veriut. Një vatër e madhe zjarri e rënë në pyll në afërsi të qytetit të Koçanit ka avancuar shumë pranë banesave.

Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë publikuar pamjet në rrjet, ndërsa disa prej tyre janë larguar nga banesat për shkak të frikës nga zjarri.

Po ashtu një vatër tjetër zjarri është aktive në pyjet e Kokinos në Komunën e Staro Nagorçanit, Autoritetet thonë se po zhvillohet aksion për shuarjen e zjarreve, ndërsa po asiston edhe një helikopter i ushtrisë.

“Banorët e disa shtëpive në Kokino janë evakuuar. Zjarri po shuhet nga ekipet e zjarrfikësve të Staro Nagoriçanit, të Kumanovës, ndërsa kanë ndihmë nga ajri prej një helikopteri ushtarak”, tha Arbnor Tefiku, u.d. drejtor i QPMK-Kumanovë. /abcnews.al