Fjalë Kyçe

Situatë e rënduar nga të reshurat në Klinë

Situatë e rënduar nga të reshurat në Klinë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, deklaroi se të reshurat e shiut kanë vështirësuar qarkullimin në disa vendbanime, duke shtuar se problematike është rritja e rrjedhës së lumenjve “Klina” dhe “Mirusha”.

Ai shkroi në Facebook të dielën se uji po i rrezikon më së tepërmi fsahtrat Shtaricë, Gjurgjevik i Madh dhe Pogragjë.

“Si institucione lokale, në bashkëpunim me shërbimin e emergjencave dhe zjarrfikësit jemi duke u përpjekur maksimalisht në mënyrë që gjendja mos të përkeqësohet. Edhe në këto momente jemi duke vazhduar vizitat në disa fshatra për të parë gjendjen e krijuar. Apelojmë qytetarët për rritje të kujdesit gjatë qarkullimit me vetura, ndërsa ata që kanë nevojë për intervenim duhet të lajmërojnë shërbimin e zjarrfikësve, policinë dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente”, shkroi Elezaj.