Fjalë Kyçe

S’ka më vend për të vdekurit nga koronavirusi në varreza, kufomat dërgohen në shkretëtirë

S’ka më vend për të vdekurit nga koronavirusi në varreza, kufomat dërgohen në shkretëtirë

Coronavirusi është armiku më i ri me të cilin po ballafaqohen familjet në Irak. Është aq i madh numri i të infektuarve me COVID-19, sa që tejkalon kapacitetet e spitaleve të këtij vendi dhe varrezave, shkruan BBC.

Familjarët e të prekurve me COVID-19 po rrezikojnë sigurinë e tyre që të kujdesen për më të dashurit. Coronavirusi po godet rëndë familjet në Irak, transmeton Telegrafi.

“Kam infektuar të ëmën, babanë, vëllezërit dhe motrat. Unë e kam mbytur. E kam mbytur të ëmën me duart e mia. E ëma ime ka qenë në shtëpi pa infeksion. Unë ia kam dërguar virusin në shtëpi. Gjithçka ka ndodhur vetëm pse punoj në shtëpi”, ka deklaruar një irakian.

“Edhe unë e kam dërguar virusin në shtëpi. Ka ndodhur sepse punoj në spital”, i ka thënë edhe një punonjës shëndetësor një kolegu të tij në korridorin e spitalit.

Varrezat e reja po zgjerohen në shkretëtirën e Irakut. Deri më tani janë varrosur më shumë se 3 mijë viktima të coronavirusit. E për t’i varrosur po asistojnë njësi të ushtrisë irakiane.

Por në këto momente të vështirë nuk po mungon as solidariteti i qytetarëve, ku taksistët shihen duke bartur trupat e pajetë. E për fat të keq, në varrezat e shkretëtirës çdo ditë arrijnë nga 80 trupa të pajetë.