Fjalë Kyçe

“S’kemi armë për rezistencë”, Khersoni në duart e rusëve

“S’kemi armë për rezistencë”, Khersoni në duart e rusëve

Kryetari i bashkisë së Khersonit, Ihor Kolykhaiev ka thënë për CNNse nuk kanë më armë për t’u rezistuar forcave ruse që e kanë rrethuar qytetin.

“Populli i Khersonit është i paarmatosur. Ne nuk kemi më armë për të rezistuar, për të bërë një rezistencë të armatosur,” tha ai për CNN.

Më tutje ai tha se nuk kanë ushtri në qytet pasi janë mundur.

“Ne nuk kemi ushtri në qytet. Ushtria është mundur. Ushtria ukrainase duhej të tërhiqej, kështu që nuk kishte armë. Ata janë tërhequr drejt Nikolaevit,” vazhdoi ai.

Kolykhaiev tha se trupat ruse do të mbeten nën kontrollin e Khersonit nëse dhe “derisa ushtria ukrainase të mund të përparojë në Kherson”, duke shtuar për forcat ruse se “ata janë mjaft të vendosura këtu”.

“Trupat ruse janë kudo,” shtoi ai.